Fiorentina kualifikohet

Futboll

Fiorentina kualifikohet

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:46
Fiorentina

Fiorentina triumfoi në Turqi ndaj Sivasspor me shifrat 1:4 dhe kualifkohet në çerekfinale të Conference League.

Italianët u nisën të avantazhuar në këtë sfidë pas fitores 1:0 në Artemio Franchi, megjithatë në transfertë nuk hasën në shumë vështirësi. Edhe pse në fakt e nisin keq duke pësuar të parët.

Por, më pas golat e Cabral, Milenkoviq dhe një autogol bëri që italianët të mbërrijnë në çerekfinale.

Në ndeshjen tjetër, Lech Poznan u kualifikua po ashtu për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 0:3 në transfertë suedezët e Djurgarden.

Polakët kishin fituar edhe ndeshjen e parë me shifrat 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat