Sylvinho fton në Kombëtare Jasir Asanin!

Futboll

Sylvinho fton në Kombëtare Jasir Asanin!

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:18
Asani

Armando Sadiku rikthehet në Kombëtaren shqiptare.

Kjo është vetëm një nga risitë e listës që trajneri Silvinjo do të shpallë pak ditë më vonë për ndeshjen kundër Polonisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për Tikitaka.

Bomberi kuqezi ka zhvilluar një sezon të mirë në ligën e dytë spanjolle duke realizuar 8 gola me ekipin e Cartagenës, shkruan Tikitaka.

Sadiku në mënyrë të çuditshme nuk u grumbullua nga Reja dhe hera e fundit që ka luajtur me kuqezinjtë ka qenë në shtatorin e vitit 2020.

Elbasanasi ka realizuar 12 gola me fanellën kuqezi duke qenë kandidat për të thyer rekordin e Bogdanit.

Shkëlqimin e tij e pati me De Biasin.

Tani do të rikthehet sërish të luftojë për Shqipërinë.

Ndërkohë deri tani ajnë zbuluar se do të ketë 3 prurje të reja, duke nisur nga Anis Mehmeti që po shkëlqen në Championship me Bristol City.

Për të vazhduar Andi Hadroj që po bën super sezon me Partizanin dhe do jetë lojtari i vetëm i ftuar nga Superiore. I treti do jëtë Jasir Asani që luan në Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat