Xhaka e Zeqiri me Baselin shënojnë sukses të madh në Evropë

Futboll

Xhaka e Zeqiri me Baselin shënojnë sukses të madh në Evropë

Nga: K.G. Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:43
Pamje nga ndeshja

Baseli ka fituar me penallti me rezultat 4:1 ndaj Slovanit në Bratisllavë të Sllovakisë.

Baseli është kualifikuar në çerekfinale të Conference League në futboll. 

Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri u paraqitën titullarë.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 82-të dhe Zeqiri në minutën e 85-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Takimi në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 2:2.

Për Slovanin shënuan Abubajari (11') e Kucka (17') dhe Për Baselin shënuan Calafiori (53') e Amdouni (90+3'). 

Duhet theksuar se edhe takimi i parë ka përfunduar baras (2:2) dhe për atë ndeshja shkoi në vazhdime, 120 minuta.

Për Baselin shënuan nga penalltitë: Diouf, Amdouni, Calafiori, Males dhe për Slovanin realizoi Lovat e dështuan Kucka e Barseghyan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat