Kampioni sprovohet në Ferizaj 

Futboll

Kampioni sprovohet në Ferizaj 

Nga: K.G. Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:29
Tifozët "Ujqit""

Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, sprovohet të dielën (13.00) në Ferizaj. 

Therandasit kërkojnë fitore, duke shpresuar në dështimin e Dritës dhe të rikthehen në kreun e tabelës pas 26 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ferizaj pretendon tre pikë dhe të përforcon hapin edhe më shumë për mesin e tabelës, njëherësh të ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara.

“’Ujqi’ të dielën klubi ynë i zemrës, FC Ferizaj zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit.

Djelmoshave tonë i duhet mbështetja, në këto momente shumë të rëndësishme ku çdo pikë e fituar vlen shumë. 

Djelmoshat po angazhohen në çdo ndeshje, dhe po sjellin rezultate pozitive e neve na mbetët që t'ju qëndrojmë afër në çdo moment, duke mos i lënë asnjëherë vetëm. 

Mbledhja e Ujqve bëhet prej orës 12:00 para stadiumit të qytetit”, shkruan në faqen “Ujqve”.

Ballkani renditet në pozitën e dytë me 50 pikë dhe Ferizaj është në të tetin me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat