Roma eliminon Sociedadin

Futboll

Roma eliminon Sociedadin

Nga: K.G. Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:57
Pamej nga ndeshja

Skuadra e Romës ia doli që të kualifikohet në çerekfinale të Europa League.

Romakët luajtën me mençuri në udhëtim, duke arritur barazim (0:0) me Sociedadin dhe falë fitores në takimin e parë me 2:0, kualifikohen në çerekfinale.

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, nuk ka luajtur asnjë minutë, duke qëndruar në bankë.

Megjithatë, romakët e trajnerit Jose Mourinho kualifikohen më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat