Crystal Palace shkarkon trajnerin

Futboll

Crystal Palace shkarkon trajnerin

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:14
Patrick Vieira

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Patrick Vieira dy ditë pas ndeshjes kundër Arsenalit.

Në 13 ndeshjet e fundit, skuadra londineze kishte grumbulluar vetëm 8 pikë.

Asnjë fitore në vitin 2023 në të gjitha kompeticionet, të 12-tët në Premier League dhe vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Klubi e ka bërë këtë gjë të ditur me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se ish-mesfushori legjendar francez nuk është më në stolin e “shqiponjave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat