Sot mësohen çerekfinalet në Champions League

Futboll

Sot mësohen çerekfinalet në Champions League

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:17
Trofei i Champions League

Sot do të mësohen se cilat do të jenë katër përballjet e mëdha në Champions League, pasi në orën 12 të mesditës, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorit i shumëpritur.

Ekipet çerekfinaliste janë Real Madrid, Inter, Milan, Bayern Munich, Manchester City, Napoli, Chelsea dhe Benfica.

Shumë futbolldashës e kanë vëmendjen te dy ekipet e Milanos, pasi nëse shorteu i përballë së bashku, do të ketë një derbi të jashtëzakonshëm në Evropë.

Gjithsesi, të 8 ekipet janë tepër të forta dhe çdo çiftim i mundshëm do të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Favorit mbetet ende Real Madrid, i cili e ka fituar këtë kompeticion 14 herë, por nuk lihet pas City dhe Bayern.

Çerekfinalet do të luhen më 11-12 prill dhe 18-19 prill, ndërsa gjysmëfianlet e planifikuara për 9-10 maj dhe 16-17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll të shtunën më 10 qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat