Conte: Gjithmonë faji i trajnerëve?!

Futboll

Conte: Gjithmonë faji i trajnerëve?!

Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:26
Antonio Conte

Thyerje totale mes Antonio Contes dhe Tottenhamit.

barazimit ndaj Southamptonit, nga 3-1 në 3-3, trajneri i Spurs-ave foli hapur në konferencën për shtypin:

“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Jemi njëmbëdhjetë lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por këtu ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje.”

Klubi ka përgjegjësi për merkaton.

Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi. Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët?

Ata nuk duan të luajnë nën presion.

Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë.

Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën.

Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje.

A mendojnë njerëzit se mund të luftojmë akoma?

Për vendin e shtatë?

Vendin e tetë?

Jam shumë i mërzitur”, ka deklaruar Conte, për të cilin prej disa kohësh flitet për një rikthim në Itali, me Interin dhe Juventusin të interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat