Valverde: Fajin nuk na e ka VAR-i

Futboll

Valverde: Fajin nuk na e ka VAR-i

Nga: Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:56
Valverde

Mesfushori i Realit, Federiko Valverde, titullar në “El Clasico”, u ankua për humbjen kundër Barcelonës, që e lë Madridin me pothuajse asnjë mundësi për të konkurruar për titullin.

Mesfushori uruguaian nuk ka dashur të polemizojë me gjyqtarët dhe vendimin e VAR-it për të anuluar golin e Asensios, duke e vënë theksin te loja jo fort bindëse e “los blancos”.

Nuk dua të flas për gjyqtarët apo VAR-in. Mund të ishte në favor, por qëlloi të ishte kundër.

Nuk mund të komentoj, sepse nuk e kam parë rastin, por ne duhet të fokusohemi te vetja, jo te VAR-i.

Jemi të trishtuar, sepse ishim të detyruar të fitonim dhe erdhëm për të fituar në Barcelonë, por nuk shfrytëzuam mundësitë që patëm në pjesën e dytë. Barça luajti mirë në pjesën e parë, kurse në të dytën dominuam ne.

Ndoshta duhet të kishim ngulmuar më shumë, sepse Barça m’u duk e lodhur fizikisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat