Polonia e përçarë përpara Shqipërisë, shkak bëhet bonusi i “Katar 2022”

Futboll

Polonia e përçarë përpara Shqipërisë, shkak bëhet bonusi i “Katar 2022”

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:05
Robert Lewandowski

Polonia nis aventurën e “Euro 2024” më e përçarë se kurrë.

Mediat polake kanë bërë me dije se klima në grupin e grumbulluar nga Roberto Santos për takimet eliminatore (të premten sfidojnë Çekinë ndërsa të hënën Shqipërinë) nuk është aspak e mirë madje gazetarët e konsiderojnë “toksike”.

Shkaku? Mendohet se konflikti ka origjinën shumë kohë më parë, në ditët e fundit të aventurës të Polonisë në Botërorin “Katar 2022”. Në atë kohë lojtarët kishin gjetur një akord se si të ndanin bonusin e majmë të premtuar nga Kryeministri i vendit për arritjet në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.

Gjithçka e ka treguar portieri i dytë Lukasz Skorupski.

Në një intervistë për “Przeglądem Sportowym Onet” portiere i Bolonjës në Itali pranoi se konflikti mes lojtarëve për mënyrën si do të ndahej bonusi kishte qenë aq i madh sa shumë prej tyre nuk kishin biseduar më me njëri-tjetrin as në avion, rrugës teksa po ktheheshin nga aventura në Gjirin Persik.

Këtë prapaskenë në atë kohë u munduan që ta mbulonin dy liderët e kombëtares të Polonisë. Bëhet fjalë për Robert Lewandowski-n dhe Grzegorz Krychowiak, të cilët treguan një tjetër version të fakteve. Sipas mediave akordi fillestar mes lojtarëve ka qenë i tillë, titullarët do të merrnin 2 milionë euro secili ndërsa rezervat nga 1 milionë euro.

Por me tu kthyer në Poloni grupi i futbollistëve e kuptoi shumë shpejt se nuk do të merrnin asgjë pasi shifra e premtuar nga Kryeministri i Polonisë kishte qenë shumë e madhe.

Vetë portieri tregon se pas kualifikimit nga faza e grupeve, në prag të duelit me Francën (sfidë e vlefshme për 1/16-at e “Katar 2022”),  Rober Lewandowski kishte grumbulluar të gjithë lojtarët rreth vetes duke u thënë: “Zotërinj, ju lutem të mos mendojmë për bonusin pasi përpara kemi një ndeshje të madhe me Francën”. Lukasz Skorupski tregtton se: “Ishte shumë vonë.

Shpirti i grupit ishte thyer tashmë pasi lojtarët filluan që të interesoheshin për paratë sapo Polonia kaloi fazën e grupeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat