Tebas: Premier League po shkatërron futbollin

Futboll

Tebas: Premier League po shkatërron futbollin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:11
Javier Tebas

Javier Tebas beson se modeli ekonomik i Premierligës po e shkatërron futbollin.

“Ka dy liga në Evropë që ne i konsiderojmë të qëndrueshme (ndoshta La Liga dhe Bundesliga. Premier League, Ligue 1 dhe Serie A janë të paqëndrueshme.

Modeli i tyre në fund të fundit vetëm shkatërron futbollin.

Ka pronarë të mëdhenj amerikanë [të klubeve] në Angli që janë të gatshëm të pësojnë humbje.

Duhet vetërregullim, si në futbollin gjerman. La Liga nuk është në buzë të humnerës”, tha presidenti i La Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat