Ronaldo vendos rekord

Futboll

Ronaldo vendos rekord

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:28
Cristiano Ronaldo

Kur Cristiano Ronaldo ka dalë në fushë kundër Lihtenshtajnit ai është bërë lojtari me më shumë paraqitje në histori në rang kombëtaresh.

Nga debutimi më 2003 kundër Kazakistanit, kjo ishte paraqitja e 197 e Roaldos me Portugalinë, duke e kaluar reprezentuesin e Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 paraqitje.

“Më pëlqen të thyej rekorde, kam thyer shumë rekorde”, u ka thënë ai gazetarëve. 

Portugalia ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Euro 2024, duke e mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 4-0. 

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi pikërisht Ronaldo. 

Ndeshjen e ardhshme Portugalia e zhvillon kundër Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat