Dëmtohen Barela dhe Xheko

Futboll

Dëmtohen Barela dhe Xheko

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:41
Xheko

Me rikthimin nga pauza e ko mbëtareve, Interi do të përballet me Fiorentinën, por deri atëherë Inzagi shpreson të ketë në dispozicion organikën e plotë.

 Ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Juventusit, zikaltërve u është dashur të bëjnë pa Gosensin e Bastonin, ndërkohë që edhe gjatë ndeshjes humbi edhe Dimarkon, por treshja duket në rrugën e duhur dhe mund të jenë gati për të shtunën e 1 prillit.

Trajnerit ama i janë shtuar dhimbjet e kokës nga lojtarët e angazhuar me kombëtaret, aty ku janë dorëzuar dy nga lojtarët kryesor të saj. Në përballjen mes Italisë dhe Anglisë,

Nikolo Barela ishte në fushë për vetëm 62 minuta, pasi shkelja e këmbës nga Meguajër rezultoi fatale për mesfushorin, që ditën e djeshme ka braktisur edhe grumbullimin e “axurrëve”.

26- vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Maltën, por do të vlerësohet në ditët në vazhdim dhe do të vazhdojë rikuperimin në Milano.

Ndërkohë që Inzagi shpreson që “motori” i mesfushës së tij të mos ketë asgjë serioze, duhet t’i bëjë llogaritë edhe me një tjetër mungesë të mundshme dhe po aq të rëndësishme. Edin Xheko e ka ndjekur nga stoli ndeshjen mes Bosnjës dhe Islandës pas një dhimbjeje në shpinë të ndierë në stërvitje.

Sulmuesi, ndryshe nga kolegu i tij zikaltër, vazhdon të jetë pjesë e kombëtares edhe pse vetë trajneri i ballkanasve, Faruk Haxhibegiç, nuk e ka përcaktuar kohën e rikthimit të tij.

“Xheko u dëmtua në stërvitje, por ende nuk e dimë kur do të rikthehet. Jemi në pritje të përgjigjes së mjekëve të kombëtares për të parë nëse do të jetë gati për Sllovakinë”, u shpreh trajneri i Bosnjës, duke konfirmuar që ende nuk ka një afat të saktë rikthimi për 37- vjeçarin, që mbi të gjitha ka alarmuar Interin.

Zikaltrit i pret një muaj i ngjeshur mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League dhe në momentin më delikat të sezonit humbje si Barela e Xheko mund të jenë vendimtare, duke pasur parasysh edhe që shokët e tyre të reparteve si Brozoviç e Lukaku nuk janë ende në formën e tyre optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat