Salihamixhiq tregon arsyen e vërtetë

Futboll

Salihamixhiq tregon arsyen e vërtetë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:05
Salihamixhiq e Nagelsmann

Mungesa e disiplinës në skuadër mesa duket ishte një nga arsyet e “divorcit” të Bayernit me Julian Nagelsmann, siç ka theksuar drejtori sportiv i klubit bavarez Hasan Salihamixhiq.

“Ky ishte stili i tij. Sigurisht që kishte probleme, kishim disa probleme disiplinore. Julian Nagelsmann është një trajner shumë i mirë. Por ne kishim disa probleme”, tha ai, ndërsa i pyetur nëse e konsideron dështim trajnerin 35-vjeçar ai u përgjigj:

“Me Julian kishim marrëdhënie të mira.

Ai ka një ide të madhe për futbollin.

Na vjen keq që gjërat dolën në këtë mënyrë.

Do të dëshironim të kishim shkuar më tej.

Por ne kemi një përgjegjësi.

Po si erdhën bavarezët në vendimin për të ndryshuar drejtues?

“Fluturuam të dielën në mbrëmje nga Leverkusen dhe u ulëm të hënën, me Oliver Kahn, Marco Nepe dhe unë.

Ne analizuam gjithçka.

Sezonin e kaluar, këto faza, situata aktuale, sidomos në pjesën e dytë nga janari dhe më pas fituam pesë nga dhjetë ndeshje në ligë.

Po, e eliminuam Parisin, nuk ishte e lehtë, bëmë mirë. Megjithatë, ne patëm këtë rënie në ndeshjet tona dhe ato vazhduan të binin.

Në një moment, kur paraqitjet nuk ishin të mira dhe rezultatet po përkeqësoheshin, kjo ishte ajo që na shtyu të merrnim vendimin.

Të martën telefonova Tuchelin, të katër u ulëm në mbrëmje dhe biseduam mirë, të paktën pesë orë. Ai ishte i bindur se mund ta udhëheqë me sukses ekipin”, theksoi Salihamixhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat