Torino pas sulmuesit gjerman, Newcastle synon mbrojtësin e Barçës

Futboll

Torino pas sulmuesit gjerman, Newcastle synon mbrojtësin e Barçës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 15:42
Niclas Fullkrug

Torino po kërkon të përforcojë repartin e avancuar.

Klubi granata dëshiron nje sulmues cilësor dhe emri që po qarkullon më shumë në klubin granata, është ai i Niclas Fullkrug. Gjermani luan prej 4 sezonesh me ekipin e Werder Bremenit dhe ka një kontratë deri në vitin 2025.

Aktualisht klubi nga Bundesliga e vlerëson 20 milionë euro kartonin e futbollistit. Fullkrug bëri debutimin e tij me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit dhe që atëherë, shumë skuadra janë në vënë në lëvizje për 30-vjeçarin.

Sulmuesi me ekipin e Werder Bremenit ka shënuar 44 gola në 84 ndeshje.

Andreas Christensen po mahnit në Spanjë me paraqitjet e tij këtë sezon me Barcelonën.

Ai u transferua në LaLiga këtë sezon nga klubi i Chelsea, por sërish ka sirena angleze për të.

Newcastle po monitoron danezin për ta pasur pjesë të saj, por kjo levizje do të konkretizohet vetëm në rast se ekipi nga Premier League do arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Christensen ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026 dhe herë pas here ka deklaruar se është i lumtur në Barcelonë, çka e bën një operacion të vështirë transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat