Giovani për marrëdhënien e tij me Van Gaal: Nuk mbaj inat ndaj tij

Futboll

Giovani për marrëdhënien e tij me Van Gaal: Nuk mbaj inat ndaj tij

Më: 30 mars 2023 Në ora: 21:06
Giovani e Van Gaal

Mund të kenë kaluar 24 vite por Giovani nuk e ka harruar njeriun që e përjashtoi nga Barcelona në vitin 1999.

Ishte trajneri holandez Louis van Gaal ai që nuk e donte atë në skuadrën e Barcelonës, duke i hapur rrugën transferimit te Olympiacos ku ka luajtur deri në vitin 2005.

Futbollisti brazilian ka postuar një foto me Van Gaal në rrjetet sociale dhe ka shpjeguar se si ndihet për holandezin, duke përmendur edhe Greqinë.

“Ne nuk jetojmë vetëm në kohë të mira miku im, unë postova këtë foto për të thënë se askush nuk mund të ndërhyjë në planet e Zotit për ty, Zoti përdor njerëzit si pengesa për të formuar karakterin tënd dhe për të të çuar në vende ku nuk i ke bërë kurrë. Kështu ndodhi.

Shkova në Greqi ku përjetova një nga momentet më të mira të karrierës sime profesionale.

Nuk kam asgjë kundër zotit Van Gaal dhe nuk mbaj mëri.

Ne mësojmë shumë gjëra edhe nga ata që na ndjekin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat