Rafael Leao fton te kuqezinjtë kapitenin e Kombëtares

Futboll

Rafael Leao fton te kuqezinjtë kapitenin e Kombëtares

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:27
Dominik Szoboszlai

Dominik Szoboszlai është një objektiv i kahershëm i Milanit.

Mesfushori ofensiv ishte pranë kuqezinjve në verën e vitit 2020, por 22-vjeçari u transferua te Leipzig një vit më vonë.

5 gola dhe 13 asiste numëron gjatë këtij sezoni me skuadrën gjermane.

Me Leipzig ka kontratë deri në vitin 2026.

Paolo Maldini e pëlqen prej kohësh kur luante te Salzburg, ndërkohë që Rafale Leao e ka ftuar t’i bashkohet kampionëve të Italisë në verë.

“Hajde te Milani”, shkruan ylli portugez në Instagramin e Szoboszlai, postim ku shfaqet me fanellën e kombëtares hungareze, aty ku mban shiritin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat