Ylli i Juventusit qëndron edhe pa Champions

Futboll

Ylli i Juventusit qëndron edhe pa Champions

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:02
Angel di Maria

Angel di Maria është dashuruar me Juventusin brenda pak muajsh dhe mesa duket ka vendosur që të rinovojë.

Madje, firma pritet që të vijë brenda muajit prill dhe vetëm më pas, në moshën 36- vjeçare, mund të rikthehet që të mbyllë karrierën e tij në Argjentinë, te klubi ku e nisi, Rozario Sentral.

Ai që kishte marrë në dorë çështjen e rinovimit ishte shefi i ri i bordit, Françesko Kalvo, i cili i ka garantuar të njëjtën rrogë “El Fideos”, 5.5 milionë euro neto në sezon, plus 1.5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë, tifozët e Juves do ta duan edhe më tepër në vazhdim Di Marian, duke qenë se për rinovimin ai nuk i ka vënë kusht aspak të luajturit në Champions, por kërkon që të ndihmojë Juven që ta arrijë atë dhe më pas të përshëndesë me nder dhe pa dyshim me kokën lart, për çfarë do të ketë bërë për dashurinë e fanellës bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat