Tuchel: Nuk i festoj golat me lojtarët

Futboll

Tuchel: Nuk i festoj golat me lojtarët

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:01
Tuchel

Thomas Tuchel debutoi me fitore në stolin e Bayern Munich teksa rekordmenët gjermanë mposhtën në Allianz Arena me rezultatin 4-2, Borussia Dortmund. Bavarezët u ngjitën në krye të Bundesligas me dy pikë më shumë se Dortmund me skuadrën e Tuchel që tashmë nis rrugën drejt titullit të radhës.

Pas sfidës, tekniku Tuchel theksoi se tashmë skuadra është në pozicionin e duhur ndërsa shtoi se në respekt të punës së ish-trajnerit Julian Nagelsmann, mund të mos festojë me lojtarët në fushë në pjesën e mbetur të sezonit.

“Fitorja ndaj Dortmund na ngjit në krye të kampionatit, do të thotë se tashmë jemi aty ku duhet.

Tani nis një garë e cila do të vazhdojë deri në fundin e kampionatit dhe duhet të bëjmë punën tonë në ndeshjet pasardhëse.

Kjo është jeta te Bayern Munich dhe tani e kemi fatin në dorën tonë. Kam vendosur të mbaj një profil të ulët, edhe në respekt të Nagelsmann.

Ai ishte trajneri që ka bërë punën në këtë sezon dhe nuk dua të bëj më shumë zhurmë seç duhet.

Jam shumë i lumtur nëse lojtarët shkëlqejnë, le të festojnë me tifzoët.

Por, ndoshta nuk do të më shihni duke festuar në fushë me ata. Unë do të mundohem të nxjerr në pah potencialin e të gjithë skuadrës dhe të krijoj një ambient pozitiv ku të gjithë do të kenë dëshirë për të punuar.

Për gjithçka tjetër, nuk dua të përfshihem”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat