Inzaghi i pakënaqur

Futboll

Inzaghi i pakënaqur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:23
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku humbi një rast të madh para portës kur Inter humbi 1:0 ndaj Fiorentinës të shtunën dhe Simone Inzaghi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij me sulmuesin belg.

E ardhmja e njëzet e nëntë vjeçarit është e pasigurt te klubi italian.

Ai është i huazuar te Interi, por do të kthehet në klubin e Chelseas në fund të sezonit.

Nëse Lukaku do të kishte shënuar performanca e tij do të gjykohej në mënyrë tjetër.

Roli i tij është të bëjë veprimet që i duhen skuadrës.

Po ai nuk ishte i vetmi që pati shanse sot, ndaj nuk do të fokusohesha vetëm te Romelu”, ka thënë trajneri i Interit. 

Ai gjtihashtu ka treguar për atmosferën e keqe në skuadër, duke theksuar se përgjegjësia më e madhe për gjendjen është e tij. “

Ka një zhgënjim të madh, kemi humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Duhet të punojmë më shumë, duke filluar nga unë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat