Luzi: Uroj që Ferizaj mos të bie nga Superliga

Futboll

Luzi: Uroj që Ferizaj mos të bie nga Superliga

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:49
Artan Luzi

Dukagjini triumfoi 3-1 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i klinasve, Artan Luzi nënvlerësoi lojën e ferizajasve, duke thënë se asnjëherë si rrezikuan.

“Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe kemi pasur kohë për të marrë veten. Ferizaj është një skuadër e mirë, sidomos në 20 minutat e para”, ka thënë fillimisht ai.

“Por, zëvendësimet e Armend Dallkut dhanë frytet e veta.

Kemi një moment të mirë. Edhe vjet kemi pasur një fazë të katërt të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Nuk është se Ferizaj bëri gabime.

Është ekip për kompliment.

Uroj që të mos bie nga elita, sepse ka skuadër të mirë”.

“Gjatë lojës nuk është se na vuri në vështirësi, ndërsa e përgëzoj Ferizajn për disa skema të mira”, ka shtuar më tej Luzi që e zëvendësoi Armend Dallkun e suspenduar në stolin e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat