Xavi: Tebas? Nuk e njoh

Futboll

Xavi: Tebas? Nuk e njoh

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:59
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi,  ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madrid. Ndër temat e mbuluara padyshim ishin edhe ngjarjet jashtë fushës.

“Çështjet josportive nuk hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Ne flasim se si të mbrohemi, si të sulmojmë, nuk po flasim për UEFA-n apo Negreira.

Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Real Madrid do të vijë me një dëshirë të madhe për hakmarrje dhe ne duam të tregojmë se mund të fitojmë përsëri. “Camp Nou” do të jetë një tenxhere me presion për ta.

TEbas? Nuk e njoh”, është shprehur Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat