Shqiptarët me ekipin Legia në finale të Kupës së Polonisë

Futboll

Shqiptarët me ekipin Legia në finale të Kupës së Polonisë

Nga: K. G. Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:27
Legia

Futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi e Jurgen Celhaka, me ekipin Legia nga Varshava, kualifikohen në finale të Kupës së Polonisë.

Legia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj KKS Kalisz, në takimin që u zhvillua në stadiumin "OSRiR" në Kalisz. 

Në minutën e 2-të, Strzalek  ka realizuar për fitoren dhe për kualifikim. 

Muçi është zëvendësuar në minutën e 46-të, ndërsa Celhaka nuk ka luajtur asnjë minutë, megjithatë me ekipin Legia festuan kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat