Lampard rikthehet në krye të Chelseas?

Futboll

Lampard rikthehet në krye të Chelseas?

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:40
Lampard

Frank Lampard raportohet se mund të rikthehet në krye të Chelseas.

Pronarët e Chelseat, Todd Boehly dhe Clearlake Capital, sipas medieve britanike, janë duke e menduar rikthimin e Lampard si shef të përkohshëm për të drejtuar skuadrën.

‘Blutë’ e Londrës janë në kërkim të pasuesit për Potter, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga kreu i bankinës së skuadrës për shkak të rezultateve të dobëta.

Legjenda e Chelseat, Lampard thuhet se është opsion i mundshëm për të marr ‘timonin’ e skuadrës të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se Lampard ishte shkarkuar nga Roman Abramovich për t’ia liruar vendin Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat