Milani mund të ndërtojë stadiumin e ri jashtë qytetit

Futboll

Milani mund të ndërtojë stadiumin e ri jashtë qytetit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:42
Stadiumi në San Siro

Bordi i Milanit është nervozuar shume me Bashkinë e Milanos dhe këshilltarët e kryebashkiakut pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme për stadiumin e ri.

Sipas pushtetit vendor milanez, deri tani, nuk ka vend të përshtatshëm për stadiumin e ri që Milani synon të ndërtojë ndaj edhe kuqezinjtë po mendojnë seriozisht te dalin me pozicion gjeografik jashtë nga Milano.

Vit për vit, Milani humbet mundësinë për të fituar minimumi 100 milionë euro nga te ardhurat që sjell stadiumi, buxhet tepër i nevojshëm për ngritjen e klubit, por me shume pengesa te bezdisshme nga qyteti vetë.

Nëse situata nuk zgjidhet deri në qershor, pronarët do të marrin seriozisht në konsideratë hipotezën për të ndërtuar jashtë Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat