Panik te Granada për Uzunin

Futboll

Panik te Granada për Uzunin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:12
Uzuni

Tifozët e Granadës kanë qenë shumë të shqetësuar pasi në mediat lokale u përhap lajmi se Myrto Uzuni ishte stërvitur veçmas si pasojë e një goditje që kishte pësuar në stërvitjen e të martës.

Sulmuesi shqiptar është pika kyçe e Granadës dhe shanset e saj për ngjitjen në La Liga varen nga golat që po shënon sulmuesi kuqezi.

Por trajneri Pako Lopez, duke folur para sfidës së radhës në kampionat ndaj Saragozës, ka bërë të qartë se çdo gjë i ishte kthyer normalitetit. Ai shtoi se kishte menduar që të linte pushim lojtarin duke menduar minutazhin e shumtë të tij në këtë edicion ku ka luajtur me një rregullsi të admirueshme.

“Uzuni mori një goditje, u stërvit i veçuar për të shmangur probleme të tjera, por mund të stërvitej edhe me të tjerët. Gjithashtu e bëmë një stërvitje të tillë të tijën për shkakun se ka mbledhur shumë ndeshje e minuta në fusha, do të ishte e mirë t’i jepnim pak pushim.

Por sot ai është stërvitur në normalitet të plotë”, theksoi trajneri i Granadës, duke bërë të qartë se bomberi shqiptar do të luante rregullisht edhe në këtë ndeshje për të ndihmuar ekipin e për të tentuar që të shtojë shifrën e 20 golave që ka shënuar deri tani në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat