Feyenoord, qeveria holandeze po mendon për sanksione

Futboll

Feyenoord, qeveria holandeze po mendon për sanksione

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:23
Pamje nga incidenti

Tifozët e Feyenoord vazhdojnë të përfliten për sjellje të dhunshme dhe të paqytetëruara.

Mbrëmjen e djeshme - gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Ajax-it, një çakmak i hedhur nga tribuna goditi Klaasen duke e dëmtuar në kokë: loja, e ndërprerë përkohësisht, u përfundua më pas nga gjyqtari.

Por një episod tjetër dhune u dënua nga autoritetet holandeze.

Ministrja holandeze e Sigurisë, Dilan Yesilgoz ka kërcënuar me sanksione ndaj një baze fansash që vazhdon të jetë protagonist i episodeve të dhunshme. “Duam të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur – tha ministrja.

"Ka mundësi që të pasojnë pasoja, po mendojmë që ndeshjet në shtëpi të Feyenoord të luhen me dyer të mbyllura”.

Pas incidenteve të mbrëmshme, policia bëri disa arrestime, madje ndaloi fajtorin, i cili hodhi çakmakun duke dëmtuar lojtarin e Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat