Krijohet bordi i ri në UEFA

Futboll

Krijohet bordi i ri në UEFA

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:08
Logo e UEFA-s

UEFA Football Board është komisioni i ri i krijuar me iniciativën e vetë presidentit Aleksandër Çeferin.

Në krye të tij është vënë Zvonimir Boban, i cili ka mbledhur rreth tij 20 emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, me trajnerë dhe ish-futbollistë të mëdhenj kampionë, që kanë fituar me dhjetëra tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ancelotti, Capello, Maldini, Mourinho, Zanetti, Zidane, Figo, Laudrup, Klinsmann, Voeller, Benitez, Keane, Lahm, Cech, Mata, Koeman, Southgate, Ferdinand, Mijatoviq e Martinez.

Trajnerë të mëdhenj, disa prej tyre ende në aktivitet. Ish-futbollistë kampionë, midis tyre edhe dy fitues të Topit të Artë.

Deri tani janë 20 yje të futbollit ndërkombëtar, por gjithsesi lista e anëtarë të këtij komisionit ende mund të shtohet.

Në historinë e tyre spikasin 30 Liga kampionesh dhe më shumë 100 përfaqësime me kombëtaret përkatëse.

Kanë luajtur dhe fituar të gjitha veprimtaritë më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Duke filluar nga e shtuna do të kenë një tjetër gjë të përbashkët.

Synimi i tyre në këtë komision të UEFA-s është të sjellin risi në kalendarët e veprimtarive ndërkombëtare dhe më kryesorja të ndryshojnë disa pika të rëndësishme të rregullores, të cilat do të ndikojnë në vendimet e sakta të gjyqtarëve gjatë ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat