Ancelotti: Besoj se Modriç, Benzema dhe Kroos do të jenë këtu sezonin e ardhshëm

Futboll

Ancelotti: Besoj se Modriç, Benzema dhe Kroos do të jenë këtu sezonin e ardhshëm

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:48
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit ka folur në konferencë për media para përballjes së nesërme mjaft të vështirë ndaj Villarrealit.

Ai u pyet për shumë çështje, ndër tjera edhe për të ardhmen e disa yjeve të skuadrës.

Trajneri italian beson se Modriç, Benzema dhe Kroos do të jenë në Madrid sezonin e ardhshëm.

“Besoj se Modriç, Benzema dhe Kroos do të jenë këtu sezonin e ardhshëm.

E ardhmja do të jetë gjithashtu e ndritshme; ne kemi talente kryesore si

Tchouaméni, Camavinga, Valverde, Ceballos… dhe ata do të bëjnë histori gjithashtu.

Është ndryshe nga të tjerët por ata do të jenë të shkëlqyeshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat