Liria e fiton bindshëm derbin

Futboll

Liria e fiton bindshëm derbin

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:07
Pamje nga ndeshja

Liria e ka fituar derbin ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 27-të në Grupin A të Ligës së Parë.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi me rezultatin 3:0..

Liridon Fetahaj shkëlqeu edhe në këtë ndeshje për prizrenasit duke shënuar dy gola, teksa një tjetër u shënua nga Qemail Elshani.

Pas kësaj fitore të Lirisë, “lufta” për pozitën e parë, që siguron inkuadrimin direkt në Superligë, është bërë edhe më interesante.

Liria tani ka 40 pikë në pozitën e dytë, tekse Feronikeli ’74 prin në tabelë me vetëm një pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat