Thaçi: U desh ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë

Futboll

Thaçi: U desh ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:43
Arsim Thaçi

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka mbetur i pakënaqur me barazimin ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drita u ndal në shtëpi nga mitrovicasit dhe dështuan ta rrisin epërsinë me Ballkanin e vendit të dytë.

Ky barazim ndaj ’89-shin nuk i ka pëlqyer trajnerit Thaçi, i cili pëson se skuadra e tij u desh të fitonte ndeshjen qysh në pjesën e parë.

“Luajtëm përballë një mbrojtje të ngjeshur, por mendoj se pikët është dashur t’i fitonim në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Thaçi pas ndeshjes.

“Nuk ishim të kënaqur me barazimin dhe sigurisht se kur sulmon lë edhe zbrazëtira. 89-shi na vuri në vështirësi”.

“Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen, por ne gjithnjë luftojmë për të fituar ndeshjen dhe kjo ndoshta ndikoi të rrezikoheshim edhe nga 89-shi”, perfundoim trajneri i Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat