Idrizi: Mund t’i merrnim tre pikët ndaj Dritës

Futboll

Idrizi: Mund t’i merrnim tre pikët ndaj Dritës

Më: 8 prill 2023 Në ora: 21:25
Shpëtim Idrizi

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi i cilëson si pikë të humbura barazimin në udhëtim te Drita në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 mori një barazim 1-1 në udhëtim të Drita, por kjo nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin mitrovicas.

Idrizi ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij pati më shumë raste shënimi për fitore.

“Nëse i referohemi rasteve ishin pikë të humbura nga ana jonë.

Shpërdoruam 3-4 raste të mira shënimi”, ka thënë fillimisht Idrizi pas ndeshjes.

“E dinim që kur Drita sulmon lë zbrazëtira, por nuk ia dolëm t’i konkretizojmë rastet tona”, përfundoi trajner i 89-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat