Reali shet Tchouameni-n, Liverpooli në sulm

Futboll

Reali shet Tchouameni-n, Liverpooli në sulm

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:35
Aurelien Tchouameni

Fundi i këtij sezoni, raportohet se do të jetë edhe fundi i Aurelien Tchouameni në Real Madrid.

Sipas ‘El Nacional’, madrilenët janë të përgatitur të shesin mesfushorin Aurelien Tchouameni në fund të këtij sezoni për shkak të paraqitjeve të tij të pakta, këtë sezon të garave.

Liverpool është duke e monitoruar situatën e lojtarit të cilin synon të transferojë gjatë kësaj verë në ‘Anfield’.

Në fakt, ‘The Reds’ ishin të lidhur me Tchouameni përpara se ai t’i bashkohej Real Madridit.

Klubi nga ‘Anfield’ thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 80 milionë euro për transferimin e tij në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat