Dinamo “ngec” në transfertë

Futboll

Dinamo “ngec” në transfertë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:17
Pamje nga një ndeshje

Dinamo hedh një hap falsë në transfertë teksa kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Turbinës në Cërrik. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Albi Metanit në minutën e 19-të.

Një gol që mbeti në fuqi deri në të 60-tën, atëherë kur Ilir Allmuça barazoi shifrat.

Blutë tentuan deri në fund për të përmbysur ndeshjen, por vendasit rezistuan dhe ia dolën të merrnin një pikë të çmuar.

VIDEO/ Muriqi rikthehet te goli pas pesë ndeshjeve, Mallorca gjen barazimin

Pas këtij barazimi, Dinamo mbetet në vendin e dytë të klasifikimit me 41 pikë, një më pak se kryesuesit e Skënderbeut dhe dy më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Nga ana tjetër, Turbina mbetet poshtë në renditje, në vendin e 12-të me 23 pikë. Në ndeshjen tjetër, Korabi mposhti me rezultatin 1-0, Orikun.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Keko në minutën e 80-të teksa pas këtij trepikëshi, dibranët ngjiten në kuotën e 35 pikëve në vend të katërt. Ndërkohë, Oriku mbetet në vendin e 13-të me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat