Dallku: Futbollistët e mi janë heronj të vërtetë

Futboll

Dallku: Futbollistët e mi janë heronj të vërtetë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:31
Dallku

Dukagjini ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te Prishtina në kuadër të javës së 28-të në LaLiga.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku i ka quajtur heronj lojtarët e tij.

“Si në çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje jemi futur për fitore, pavarësisht kundërshtarit”, ka thënë fillimisht Dallku.

“Kemi punuar gjatë tërë javës dhe jemi përgatitur mirë, duke pasur parasysh se Prishtina ishte në një formë të mirë”.

“Lojtarët e ekipit tim janë heronj të vërtetë, pasi nuk u dorëzuan dhe po japin gjithçka nga vetja, pavarësisht problemeve që i kemi në klub”.

“Me këtë fitore, jemi me komod pasi kemi ikur nga zona e rënies dhe e kemi një komoditet më të mirë për vazhdimin e garave”.

“Kështu që, mendoj se kjo ishte një fitore e rëndësishme që e merituam plotësisht. Tani jemi në një pozicion më të mirë në tabelë por ka edhe shumë ndeshje deri në fund për t’i luajtur”, ka shtuar më tej trajneri i Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat