Fabregas: Kthimi në Barcelonë ishte i mrekullueshëm

Futboll

Fabregas: Kthimi në Barcelonë ishte i mrekullueshëm

Më: 9 prill 2023 Në ora: 19:00
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas në një intervistë për ‘Sky Sport’, ka folur për karrierën e tij dhe përvojën e tij tek Barcelona.

Katalanasi i lindur në vitin 1987, u rrit në akademinë e Barcelonës dhe në moshën 16 vjeçare u transferua tek Arsenali, ndërsa në vitin 2011 u rikthye tek ‘Blaugranat’.

Fabregas thotë se rikthimi në ‘Camp Nou’ ishte i mrekullueshëm.

Ai thekson se gjithmonë ka qenë tifoz i Barcelonës.

“Kthimi në Barcelonë ishte i mrekullueshëm, për mua dhe për familjen time. Ishte  një moment i veçantë.

Ishin 35.000 njerëz në prezantimin tim. Unë gjithmonë kam qenë tifoz i Barçës dhe rikthimi atje ishte një ëndërr”, ka thënë Fabregas, i cili ka bërë karrierë edhe të Chelsea dhe Monaco e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat