Eriksen tregon së si e bindi ten Hag që t’i bashkohet Djajve të Kuq

Futboll

Eriksen tregon së si e bindi ten Hag që t’i bashkohet Djajve të Kuq

Më: 11 prill 2023 Në ora: 08:23
Christian Eriksen dhe Erik ten Hag

Nënshkrimi i verës, Christian Eriksen ka treguar për telefonatën që pati me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag ndihmoi atë që t’i bashkohet Djajve të Kuq

Eriksen ju bashkua Manchester United si transfer të lirë nga Brentford verën e kaluar dhe ka pasur një debutim të fuqishëm këtë sezon në Old Trafford. Danezi tani ka qenë i hapur pse ai ju bashkua Djajve të Kuq pasi që kontrata e tij me “Bletët” përfundoi.

“Unë e përfundova kontratë duke qenë në Brentford deri në verë dhe ajo përfundoi ashtu si kontrata. Kështu që isha i lirë të bisedoja me klubet e tjera dhe mbajta mundësitë e hapur. Në këtë kohë, nuk isha afër që të kthehesha prapë në Brentford, dëshiroja të shikoja ndonjë mundësi tjetër që do ishte më e mirë se sa në këtë skuadër”, tha ai për UTD Podcast. “Pastaj, natyrisht, United u shfaq. Fola me menaxherin në telefonon dhe pastaj e pashë vetën duke shkuar në United. Fatmirësisht, ata u larguan për të bërë një lëvizje për mua dhe po ashtu edhe unë. Kështu që, në fund, ardhja këtu ishte speciale”.

Eriksen është bërë njëri prej lojtarëve kyç për skuadrën e Ten Hag, duke shënuar dy gola dhe bërë nëntë asiste për Djajtë e Kuq në 31 paraqitje. Një lëndim serioz në gju në janar bëri që danezi të jetë jashtë deri në ndeshjen 2-0 të shtunën kundër Everton, me Ten Hag duke pranuar që ai është i kënaqur që mesfushori është kthyer në skuadër.

Manchester United do të luajnë përsëri këtë të enjte kur presin Sevillan në çerekfinalen e parë në Ligën e Europës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat