Kur ishte hera e fundit që ishin takuar Guardiola e Tuchel në Ligën e Kampionëve?

Futboll

Kur ishte hera e fundit që ishin takuar Guardiola e Tuchel në Ligën e Kampionëve?

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:00
Guardiola e Tuchel

Pep Guardiola dhe Tomas Tuchel drejtojnë dy nga skuadrat më të mira në botë.

Guardiola drejton Manchester Cityn që nga viti 2016, ndërsa Tuchel ekipin e Bayernit e mori në drejtim në muajin mars 2023, pasi bavarezët e shkarkuan nga posti i trajnerit gjermanin Julian Nagelsmann.

Hera e fundit kur spanjolli dhe gjermani ishin takuar mes vete në Ligën e Kampionëve ishte finalja e madhe e 29 majit të vitit 2021, që u mbajt në stadiumin “Dragao” në Portugali.

Atë ndeshje e pati fituar Tuchel me ekipin e Chelseat me rezultat minimal 1-0.

Pas dy viteve, Guardiola dhe Tuchel po takohen përsëri në Ligën e Kampionëve, veçse jo në finale por në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja Manchester City – Bayern Munich fillon nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat