Pioli me dorë të lirë

Futboll

Pioli me dorë të lirë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:29
Milani

Pier Kalulu, i cili humbi ndeshjet e fundit të Milanit për shkak të një dëmtimi në pulpë të pësuar gjatë angazhimeve të fundit me ekipin e Francës U-21, u stërvit dje për herë të parë me shokët.

Në fakt ishte një seancë pjesërisht në grup çka do të thotë se lojtari po shkon drejt rikuperimit.

Nëse jo për Milan-Napoli (ku ai mund të ulet në stol), me siguri francezi do të jetë i disponueshëm për Bolonja-Milan në Serinë A e programuar për të shtunën më 15 prill.

Në këto kushte i vetmi lojtar që mbetet në infermieri pa një datë rikthimi është Zlatan Ibrahamoviç, problemi i të cilit në kofshë nuk ka ende një datë zgjidhjeje.

Sa i përket suedezit, ai do t’u nënshtrohet disa kontrolleve të premten për të përcaktuar më mirë panoramën klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat