Napoli është gati

Futboll

Napoli është gati

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:09
Logo e Napolit

Napoli konfirmon një mungesë të madhe në prag të çerekfinales së parë në Champions League, ndaj Milanit në “San Siro”.

Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e të grumbulluarve dhe bie në sy fakti që Osimhen nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Milanos, teksa krahas tij, do të mungojë edhe Simeone, i dëmtuar në fundjavë ndaj Lecces.

Trajneri i Napolit do të duhet të bëjë jo vetëm pa një prej pikave më të forta të formacionit, por edhe pa zëvendësuesin e parë të tij.

Ndaj Milanit, vendi në formacion do t’i takojë italianit Raspadori, i cili do të mbështetet nga Kvaratskhelia dhe Lozano nga krahët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat