Ramos do të ribashkohet me Ronaldon, zbulohet paga

Futboll

Ramos do të ribashkohet me Ronaldon, zbulohet paga

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:43
Ramos

Pak javë më parë, PSG njoftoi Sergio Ramos se kontrata e tij nuk do të rinovohej.

Sipas TodoFichajes, 37-vjeçari spanjoll do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Sipas burimit, Ramos tashmë ka pranuar ofertën e Al-Nassr.

Kështu, mbrojtësi spanjoll do të ribashkohet me Cristiano Ronaldon, ata më parë ndanin dhomën e zhveshjes në Real Madrid për shumë vite.

Portugezi ka luajtur për Al-Nassr që nga fillimi i vitit.

Sergio Ramos do të nënshkruajë një kontratë për 2 sezone me Al-Nassr.

Shtojmë se Ramos ka luajtur për PSG që nga vera e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat