Koeman për rikthimin e Messit te Barcelona

Futboll

Koeman për rikthimin e Messit te Barcelona

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:30
Messi e Koeman

Ronald Koeman e ka mirëpritur idenë që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë duke besuar se ylli argjentinas është ende lojtari më i mirë në botë.

Ish-trajneri i Barcelonës ishte në krye gjatë sezonit të fundit të Messit me klubin katalanas para se ai të bënte një largim drejt gjigantit francez Paris Saint-Germain.

"Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur u largua ishte e vështirë.

Ekipi që e ka atë do të jetë më i fortë. Largimi i tij nga Barça ishte diçka shumë e keqe", ka thënë holandezi.

"Kur e shoh Leon me një fanellë tjetër, më dhemb.

Nuk ishte mirë që bordi nuk i dha mundësinë të qëndronte, por unë jam pro që Messi të jetë lojtar i Barcelonës.

Është shtëpia e tij". 

Në këtë edicion Barcelona doli nga Champions League pas fazës së grupeve dhe u eliminua nga Europa League nga Manchester United. Megjithatë Barça është gati të fitojë La Ligën për herë të parë që nga sezoni 2018-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat