Mbappe zbulon ëndrrën

Futboll

Mbappe zbulon ëndrrën

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:56
Mbappe

Kylian Mbappe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Edicioni i 2024-ës do të mbahet në Paris dhe të gjithë presin që ylli i PSG-së të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën franceze.

“Të gjithë e dinë që gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Olimpiadë.

Nuk varet nga unë, ka parametra që futen në lojë dhe nuk do të detyroj askënd.

Nëse ata nuk duan që unë të jem atje, do të thotë që nuk do të jem atje. Por për mua do të ishte një ëndërr”, tha Mbappe për France 3.

Sulmuesi francez është në mëdyshje për të ardhmen te skuadra e PSG, pas një sezoni zhgënjyes në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat