Revolta e Napolit

Futboll

Revolta e Napolit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

Milan-Napoli prodhoi vetëm një gol dhe shumë polemika. Kuqezinjtë e Stefano Piolit fituan 1-0 çerekfinalen e parë të Champions League.

Gjithsesi, një javë më vonë dy skuadrat i pret një tjetër duel i zjarrtë, këtë radhë në “Diego Maradona”.

Eljif Elmas, i cili në “San Siro” u zgjodh nga Spalletti si një numër 9-sh fals, ka shpërthyer ndaj arbitrit kryesor: rumunit Istvan Kovacs.

“Nuk di çfarë të them për arbitrimin e kësaj ndeshjeje, është e pabesueshme ajo çfarë ndodhi.

Arbitri i ndëshkoi me karton të gjithë lojtarët e Napolit.

Milanistët kryenin të njëjtat faulle, por askush nuk i ndëshkonte…

Nuk kam parë kurrë më parë një gjykim të tillë. Ky është një nga shkaqet pse u nervozuam aq shumë”, deklaroi Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat