Chelsea i vendosur

Futboll

Chelsea i vendosur

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:40
Gavi

Chelsea nuk dëshiron të heq dorë për Gavin.

Mesfushori i Barcelonës është ndjekur prej disa kohësh nga klubi londinez dhe tashmë janë të gatshëm për të bërë goditjen finale për ta sjellë në “Stamford Bridge”.

Siç raportohen nga mediat në Londër, lojtarit spanjoll i cili ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026, i është premtuar një pagë maksimale dhe do të bëhej një nga lojtarët më të paguar në Premier League.

Më tej, në “Stamford Bridge”, Gavi mund të gjejë sezonin e ardhshëm bashkëatdhetarin e tij Luis Enrique, i vendosur mes kandidatëve për stol bashkë me Julian Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat