Tottenhami i gatshëm për të thyer rekordin

Futboll

Tottenhami i gatshëm për të thyer rekordin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:55
Ansu Fati

Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me Ansu Fatin në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli vazhdon të jetë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi klubi duket se nuk shpreson më në të shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta të lojtarit.

Sipas raportimeve nga “Daily Express”, Tottenhami po shpreson të fitojë garën për të nënshkruar me 20-vjeçarin, me një ofertë të prej 62 milionë eurosh, që do të thyente rekordin e transferimeve të klubit londinez.

Ansu Fati me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sulmuesi i krahut të majtë këtë sezon është paraqitur në 41 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat