Arteta lavdëron portierin Aaron Ramsdale

Futboll

Arteta lavdëron portierin Aaron Ramsdale

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:55
Aaron Ramsdale

Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, ka bërë përparim të jashtëzakonshëm pas rënies së pësuar me dy klube më herët, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Para se t'i bashkohej Arsenalit në gusht të vitit 2021, Ramsdale kishte bërë karrierë me Bournemouth dhe Sheffield United. Njëzet e pesë vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer për "Gunners" këtë sezon. 

“Ai ka qenë me të vërtetë i mirë. Ne pamë se ai kishte atë karakter, karizëm dhe personalitet për të luajtur për klubin tonë. 

Kur e shihni zhvillimin që ai pati në dy sezonet e fundit, mendoj se ai është i jashtëzakonshëm", ka thënë spanjolli. 

Arsenal aktualisht është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e Premier League, ngase po udhëheqë në tabelë me shtatëdhjetë e tri pikë. Të dielën ndeshet skuadra e drejtuar nga Arteta ndeshet me West Hamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat