Unitedit i shfaqen probleme në repartin e mbrojtjes

Futboll

Unitedit i shfaqen probleme në repartin e mbrojtjes

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:56
Lisandro Martinez në barelë

Manchester Unitedit i janë shfaqur probleme me repartin mbrojtës. Klubi i Premier League ka njoftuar për dy futbollistë që pritet t`i mungojnë: Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Lisandro Martinez pritet të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një lëndimi,

Gjatë ndeshjes së Europa League ku United ka barazuar me Sevillan, Martinez është larguar nga fusha pas një rrëzimi ani se asnjë lojtar kundërshtar nuk kishte pasur afër. 

Gjithashtu qendërmbrojtësi Raphael Varane, i cili gjithashtu u lëndua dhe u zëvendësua në pjesën e parë gjatë ndeshjes së parë çerekfinale në "Old Trafford", pritet të mungojë për disa javë.

Manchester United aktualisht është duke luftuar për një pozitë në pjesën e sipërme të tabelës së Premier League, ndërsa vazhdon të garojë në Europa League, ku javën që vjen takohet me Sevillan në ndeshjen e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat