Allegri llogarit edhe 15 pikët e hequra nga drejtësia sportive

Futboll

Allegri llogarit edhe 15 pikët e hequra nga drejtësia sportive

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:31
Allegri

Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së bardhezinjve në stadiumin “Mapei” kundër Sassuolos.

Nuk do të jetë Kean – “Kean nuk do të jetë i disponueshëm, sepse u ankua për një problem me fleksorin e tij. Unë do t’i vlerësoj të tjerët në funksion të së nesërmes”.

Kushtet e Pogba dhe Paredes – “Paredes është fizikisht mirë, gati për të luajtur.

Pogba nuk është ende gati për të luajtur. Dje luajti 20 minuta me topin dhe përgjigjet ishin të mira. Ai vetëm mund të përmirësohet dhe mund të bëhet i rëndësishëm gjatë ndeshjes”.

Situata e Szczesny – “Nëse është i qetë do të vijë me ne dhe do ta nisë nga stoli.

Perin do të luajë titullar, sepse është në gjendje të mirë. Ai është bërë një portier i rëndësishëm, një nga më të mirët në qarkullim”.

Zgjedhjet e mbrojtjes – “Do të vlerësoj Bremerin i cili ka pasur pak dhimbje fyti ditët e fundit. Rugani dhe Bonucci janë në dispozicion”.

Cilësitë e Frattesit – “Tashmë mund të shihnim që nga Seria B se ishte një lojtar cilësor. Gjatë një ndeshjeje i thashë Gallianit: Cili është ai atje?”

Renditja – “Me pikët e fushës, Lazio na ka kaluar në klasifikim duke fituar. Kështu, ne duhet të fitojmë sërish për t’u rikthyer në vendin e dytë”.

Situata në sulm – “Vlahoviq do të jetë në ndeshje, do të vlerësoj Di Marian që ka luajtur shumë.

Chiesa luajti 90 minuta shumë të mira kundër Sportingut, pastaj është Milik që po bën mirë dhe është shumë i besueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat