Operohet me sukses mbrojtësi i Ferizajt

Futboll

Operohet me sukses mbrojtësi i Ferizajt

Më: 17 prill 2023 Në ora: 00:01
Ergon Hyseni

FC Ferizaj ka njoftuar se Ergon Hyseni e ka kaluar me sukses operacionin në hundë.

Ky intervenim për mbrojtësin erdhi pas lëndimit që mori në ndeshjen ndaj Prishtinës, ku ai e theu hundën në një duel me Endrit Krasniqin.

Fatmirësisht, Hyseni e ka kaluar operacionin e sotëm me sukses – teksa klubi ferizajas po pret që ai të kthehet edhe më i fortë.

"Të dashur tifozë të klubit tonë, ju njoftojmë se mbrojtësi ynë Ergon Hyseni sot pasdite e ka kaluar me sukses intervenimin në hundë.

Kujtojmë se dje Hyseni u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një lëndimi të pësuar e që doli të jetë thyerje e hundës.

Ergonit i urojmë shërim të shpejtë dhe padyshim se e presin shumë më të fortë në fushën e lojes.

Ai është një shtyllë dhe luftëtar i vërtetë. Karriera e tij na dëshmon se kjo do mbetet vetëm një e kaluar.

Të presim më të fortë, Mbreti i Ajrit", njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat